Qeveria e vjetër dhe e re në Elbasan; Rama mbledh për 9 orë ministrat

Prioritetet për vitin e ri 2019 janë në fokusin e qeverisë “Rama”, të mbledhur këtë të diel në qytetin e Elbasanit për një mbledhje informale, e cila ka zgjatur për afro 9 orë.

Të pranishëm raportohet se kanë qenë vetëm ministrat e kabinetit, edhe ish-ministrat apo ata që pritet të bëhen të tillë, pavarësisht çfarë ndodhi një ditë më parë me dekretimet e presidentit Meta.

Diskutimet në këtë takim janë ruajtur në mënyrë tepër diskrete, ku informacioni i vetëm është dhënë nga kryeministri Rama, përmes një postimi në “twitter”.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019-s, sektor për sektor. Në fokus, rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkroi kryeministri Rama vetëm pak pasi kishte nisur mbledhja, në rrjetin social.

Ndërkohë, mbledhja e qeverisë është pritur me protesta nga një grup i vogël qytetarësh. Mes tyre është vënë re edhe prania e deputetit demokrat nga Elbasani, Luçiano Boçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi