• Home
  • KOSOVA
  • Qeveria e Kosovës kompenson bujqit e dëmtuar nga breshëri
KOSOVA

Qeveria e Kosovës kompenson bujqit e dëmtuar nga breshëri

Spread the love

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë një vendim për të kompensuar bujqit që janë dëmtuar nga breshëri në të gjitha komunat e Kosovës.

Këtë vendim, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka cilësuar si lajm të mirë për të gjithë bujqit në Kosovë.

“Krahas kësaj, sot kam autorizuar Ministrinë e Financave për krijimin e një fondi të veçantë për vitin 2019 dhe themelimi i Komisionit që do të krijojë sistemin e sigurimeve të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë është një tjetër hap i rëndësishëm për ta stabilizuar tregun e bujqësisë në vend dhe për t’i dhënë përkrahje kësaj fushe”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

I pari i ekzekutivit ka thënë se Qeveria zotohet se do t’i qëndrojë prapa këtij vendimi dhe do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që të përkrahen bujqit dhe ekonomia e vendit.

/Kosova Post/

Related posts

Kuvendi zgjodhi Anita Muriqi anëtare të KPM-së

dritatv

Sheshel: Tribunali i Hagës nuk është më i interesuar për mua

dritatv

Milaim Zeka “sulmon” presidentin Thaçi, ja çfarë i shkruan!

dritatv

Leave a Comment