Qeveria e Kosovës e dërgon në Kuvend marrëveshjen dhe raportin për demarkacionin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi raportin mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshjen e Demarkacionit e nënshkruar në vitin 2015 me Malin e Zi, të cilat do të përcillen në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi dhe Marrëveshja e Demarkacionit e nënshkruar në vitin 2015 me Malin e Zi është miratuar vetëm me një abstenim.

Kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi paraqiti një raport para kabinetit qeveritar duke thënë se ai njëzëri arriti në përfundim se marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e nënshkruar më 26 gusht 2015 nuk është në përputhje me linjën administrative të ish-Jugosllavisë.

Bulliqi tha se janë gjetur mangësi në punën e komisionit të mëparshëm dhe është vërejtur se gjatë negocimit të marrëveshjes, nuk u është kushtuar vëmendje hartave të besueshme për përcaktimin e vijës kufitare administrative midis Kosovës dhe Malit të Zi, edhe pse ato ekzistonin.

Anëtari i komisionit, Zejnullah Gruda vlerësoi se marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nga komisioni i mëparshëm ishte një kërcënim për integritetin territorial të Kosovës. Ai gjithashtu vlerësoi se gjatë punës së ish Komisionit për Përcaktimin e Kufirit me Malin e Zi, nuk janë marrë parasysh ligjet ndërkombëtare, ligjet diplomatike dhe veçanërisht ligji i kontratës.

Anëtarët e tjerë të Komisionit folën para qeverisë duke paraqitur harta të besueshme që tregonin se kufiri midis Kosovës dhe Malit të Zi ishte në Çakor.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas ardhjes në krye të ekzekutivit në fillim të shtatorit, shkarkoi kryetarin e këtij komision i cili ishte Murat Meha dhe emëroi Bulliqin në krye të komisionit.

Opozita e mëparshme e Kosovës ku pjesë e saj ishte edhe Haradinaj, kundërshtoi marrëveshjen e vitit 2015 duke deklaruar se Kosova do të humb më shumë se 8 mijë hektarë tokë përgjatë kufirit me Malin e Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi