Qeveria e konfirmon emrin e propozuar nga AKR për ministër të Brendshëm

 

 

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se Aleanca Kosova e Re, ka dërguar emrin e Bejtush Gashit për ministër të Punëve të Brendshme.

Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar për lajmi.net, se propozimi që Bejtush Gashi të emërohet ministër i Brendshëm tashmë i ka ardhur kryeministrit Ramush Haradinaj.

Gashi do të emërohet në pozitën e ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të Flmaur Sefaj nga ana e kryeministrit Haradinaj.

Sefaj ishte shkarkuar për shkak se nuk e kishte informuar kryeministrin Haradinaj lidhur me operacionin për arrestimin dhe deportimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova javë më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi