Qeveria e Francës: Bien gurët nga Katedralja Notre Dame

Ministria franceze e Kulturës është shprehur se disa gurë kanë rënë nga tavani i harkuar i Katedrales së shkatërruar nga zjarri Notre Dame, pas valës së nxehtësisë gjatë muajit të kaluar dhe është duke bërë përpjekje të reja për stabilizimin për të parandaluar dëme të mëtejshme.

Një zyrtar i Ministrisë tha se gurët ranë pasi temperaturat arritën një rekord prej 42.6 celsius (108.7 Fahrenheit) në Paris në fund të korrikut. Zyrtari tha se nxehtësia shpejt e thau llaçin që mbanin gurët në tavan.

Dëmi nuk është “serioz” por katedralja e shekullit të 12-të mbetet në rrezik të shembjes së mundshme, tha zyrtari.

Puna brenda katedrales u pezullua për shkak të shqetësimeve në lidhje me kontaminimin me plumb.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi