Qeveria do të shtyjë pensionimin e grave në moshën 65 vjeçare

Pas dështimit të reformimit të fushës së pensioneve që ndodhi në referendumin e mbajtur pak muaj më parë, Këshilli Federal i Zvicrës ka iniciuar një reformimim në një drejtim tjetër.

Bazuar në një komunikatë të lëshuar nga qeveria e vendit, kjo reformë përmban në vete elemente të asaj që dështoi, thuhet në një njoftim të srf.ch.

Risia kryesore që zbulon ky reformim është shtyrja e moshës për pensionimin e grave nga 64 sa është tash në moshën 65 vjeçare, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë, Këshilli Federalk do të bëjë edhe shqyrtimin e masave që do të marrë për kompensim. Mosha për pensionim mund të jetë fleksibile në mes moshës 62 dhe 70 vjeçare. Veç kësaj, reforma duhet të ofrojë stimulim për të punuar edhe pas moshës 65 vjeçare.

Këshilli Federal synon që AHV-në (sigurimi i pleqërisë dhe i trashëgimtarëve) dhe përfitimet e detyrueshme profesionale t`i reformojë ndaras nga njëra tjetra dhe sipas një orari të veçantë. Në këtë pikë AHV-së i jepet prioritet, transmeton albinfo.ch. Kështu, deri në verën e vitit 2018 do të dërgohet për konsultim një projektligj për këtë çështje./albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi