Qeveria britanike mbështet policinë për masa të ashpra ndaj krimit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar rritjen e numrit të burgjeve dhe mbështetje më të madhe për policinë në përpjekje për të luftuar krimin e dhunshëm.

Qeveria e Britanisë publikoi planet të dielën, që synojnë krijimin e 10,000 vendeve shtesë në burgjet për të lehtësuar mbipopullimin duke shtuar se kjo do të lejojë policinë të ndalojë dhe kontrollojë njerëzit pa ndonjë dyshim të arsyeshëm “nëse parashikohet një dhunë serioze”.

Kompetencat e tilla janë kontestuese sepse njerëz të rinj të minoriteteve etnike shihen si mundësi për t’u ndaluar dhe kontrolluar.

Zëdhënësja e Partisë opozitare Laburiste, Diane Abbott, tha se kjo është “një recetë e provuar dhe e dëshmuar për trazira, jo për uljen e dhunës”.

Statistikat zyrtare tregojnë se krimi i dhunshëm ka filluar të rritet pas rënies për dy dekada.

Luftimi i krimit është një nga premtimet e politikave që Johnson, një konservator, ka bërë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, duke shkaktuar spekulime për zgjedhje të mundshme të parakohshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi