QËNDRIMI/ Janë apo jo SHBA-të për ndryshimin e kufijve? Sqarimet i jep Matthew Palmer…!

SHBA mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse, e cila në thelb do të thoshte njohje e ndërsjelltë – tha zyrtari amerikan Matthew Palmer, duke shtuar se ishte “plotësisht e mundur” që një marrëveshje të tillë të përfshinte dhe “përshtatjen” e kufirit midis Serbisë dhe Kosovën.

Nga Zyra për Evropën dhe Çështjet e Euroazisë të Departamentit të Shtetit përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Palmer deklaroi: “Është plotësisht e mundur që kjo të përfshijë përshtatjen e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. SHBA nuk e mbron atë, por as nuk e përjashton”.

Sipas tij, Beogradi duhet ta “njohë dhe pranojë Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur”, dhe Kosova duhet ta njohë Serbinë si fqinjin e saj.

Ka vend, tha Palmer, që palët të negociojnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme për publikun në të dy vendet.

“Fillimisht, qëllimi ynë është të ndihmojmë në përfundimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të normalizojmë marrëdhëniet me njohjen dypalëshe në thelbin e saj”, tha diplomati amerikan.

Ai paralajmëroi se mosmarrëveshja mes të dy palëve ishte një burim jostabiliteti në rajon, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve do të sillte Serbinë dhe Kosovën më afër integrimit evropian.

Në këtë kuadër, ai përcolli qëndrimin e Uashingtonit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, si kusht për rifillimin e dialogut.

“Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të heqë detyrimet doganore dhe të nisë dialogun sërish. Edhe një pezullim i përkohshëm do mundësonte nisjen e dialogut. Ne ftojmë Kosovën të pezullojë taksën të lehtësuar kthimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, tha Palmer.

Sipas tij, palët nuk kanë shumë kohë në dispozicion nëse dëshirojnë t’u sigurojnë qytetarëve të tyre siguri dhe prosperitet dhe një rrugë për një të ardhme evropiane.

Ai beson se Serbia do që ta nxisë këtë proces dhe të arrijë sukses, sepse, siç tha ai, “Beogradi e kupton se zgjidhja e mosmarrëveshjes me Kosovën është e rëndësishme për interesat dhe ambiciet e Serbisë në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

“Unë shpresoj që Kosova të respektojë dhe të kuptojë se dhe arritja e një marrëveshjeje me Beogradin është vendimtare për hapjen e derës për një të ardhme evropiane”, tha Palmer.

I pyetur se deri kur Serbia do të mbajë “balancë” midis Perëndimit dhe Rusisë, Palmer tha se Serbia është parë si “pjesë e Perëndimit, si një anëtar dhe partner i Shteteve të Bashkuara të BE-së.” /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi