“Qëndrimi i Mbretit Nexhashi mund të bëhet shembull për botën në krizën e emigrantëve”

Historiani musliman etiopian Dr. Adem Kamil Faris tha se toleranca dhe qëndrimi parimor i Mbretit Nexhashi ndaj muslimanëve të cilët kanë emigruar në Abisini (Etiopi) mund të jetë një shembull i mirë për krizën e emigrantëve të përjetuar në ditët e sotme.

59 vjeçari Faris, studiues i historisë Islame në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregoi se jetën e tij e ka kaluar duke e studiuar emigrimin e muslimanëve në Abisini (Etiopi).

Faris i cili pas vdekjes së familjes së tij në moshën 7 vjeçare ka shkuar në Arabinë Saudite dhe është rritur pranë vëllait të tij, u shkollua në Mekë, Xheda dhe Rijad. Historiani i cili për 28 vite studion për Mbretin Nexhashi dhe periudhën e tij, përveç artikujve të shumtë ka edhe 5 libra të botuara.

Faris në të njëjtën kohë diskuton për kontributet e mbretit Nexhashi në përphapjen e Islamit në këto toka.

“Nexhashi”, fjalë e cila në gjuhën e abisinëve nënkupton fjalën “sundimtar”, në përdorimin e gjuhës arabe në të vërtetë është një titull specifik për mbretërit e abisinëve.

– “Mbreti Nexhashi duhet të jetë shembull për krizën e emigrantëve”

Ai thotë se “emigrantëve muslimanë të cilët kanë shkuar në Abisini u janë hapur krahët si nga mbreti i Etiopisë ashtu edhe nga populli i saj”. Faris tha se ky qëndrim mund të bëhet shembull për t’i dhënë fund sjelljeve jo të mira gjatë ditëve të sotme kundër emigrantëve si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e përjetuar të emigrantëve.

Duke vënë në dukje se tokat e Etiopisë kanë qenë nikoqir të muslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve dhe se ka mbrojtur historinë dhe kulturën e tyre, Faris thaekson se Islami në këto toka ka ardhur shumë më parë para qyteteve të shumta islamike.

– “Abisini, pika e fillimit”

“Islami ka ardhur në tokat e Abisinisë në vitin 615, shtatë vite më parë se qyteti i shenjtë Medina, 21 vite para Palestinës, 18 vite para Sirisë dhe Irakut dhe 24 vite para Egjiptit”, tha Faris.

Sipas tij, muslimanët e parë të cilët kanë emigruar janë vendosur në bregdetin Aduli në Eritrean e sotme dhe se pas kësaj kanë ardhur në Pallatin Nexhashi në Aksum. Faris tha se tokat e Abisinisë janë pika e fillimit të thirrjes Islame që i është bërë botës.

– “Muslimanët u shtynë në varfëri dhe injorancë”

Faris mos mbrojtjen e trashëgimisë islame në Etiopi dhe mos përhapjen e Islamit në gjithë rajonin, e lidhi me luftërat e sundimtarëve të krishterë etiopianë kundër muslimanëve.

“Përkundër kësaj, Etiopia ishte qendra e dytë kryesore në histori pas Mekës”, tha ai.

Ai thotë se udhëheqësit e Absinisë në sipërfaqen e gjithë shtetit kanë treguar përpjekje për krishterizmin e muslimanëve dhe se kanë shtyrë muslimanët në varfëri dhe injorancë.

Duke vënë në dukje se 14 për qind e popullsisë së shtetit sot jeton në qytete ndërsa 86 për qind në zona rurale, Faris thotë se në kundërshtim me ato që thuhen nga autoritetet zyrtare, 60 për qind të popullsisë së vendit përbëhet nga muslimanët”.

– Roli më i madh i takoi Ulemasë”

Faris shpjegon se rolin kryesor në mbrojtjen e Islamit në të kaluarën në zonën rurale e ka luajtur ulemaja duke rikujtuar se pushtimi i emirateve islame të krijuara në lindje të shtetit nuk ka arritur që shkojë shumë përpara.

Ai thekson se shkollat e tipit të medresesë të cilat quhen Khalwa, në ditët e sotme janë pothuajse në zhdukje dhe shtoi se 50 vite më parë ulematë dhe këto institucione arsimore kanë qenë shumë të përhapura në zona rurale.

“Zhvillimet teknologjike, zhdukja e rolit të mësimdhënësve në shoqëri, mosinteresimi nga të rinjtë dhe shkaqet ekonomike bënë që këto të zhduken”, tha Faris.

– “Kam nevojë për ndihmën e Turqisë”

Në vijim ai thotë trashëgimia islame e shtetit, së pari nuk po mbrohet nga muslimanët dhe se disa pjesë të vlefshme historike janë vjedhur. “Për mbrojtjen e trashëgimisë islame në vend duhet të ndërtohen muzetë dhe të formohen shkollat fetare si Khalwa. Vazhdoj me mbledhjen e burimeve islame dhe kam nevojë për ndihmën e Turqisë për këtë çështje”, tha Faris.

Historiani Faris shtoi se përkundër asaj që qeveria për vite të tëra ka injoruar mbrojtjen e trashëgimisë islame, gjatë viteve të fundit ka filluar inicimet në këtë drejtim.

Ai potencoi se atmosfera aktuale e lirisë për muslimanët në Etiopi është një avantazh për ta dhe se kjo duhet të vlerësohet. Faris bëri të ditur se pjesëmarrja e muslimanëve në arsimim është shumë e lartë dhe se në vitet e ardhshme shumicën e popullsisë së arsimuar në vend do të përbëjnë muslimanët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi