Qendra e Përbashkët Operative filloi operacionet me kapacitet të plotë

Izmir

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, njoftoi se Qendra e Përbashkët Operative, për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka filluar operacionet me kapacitet të plotë, (AA).

Akar, bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të vendit, gjeneralin Yaşar Güler, komandantin e forcave tokësore gjeneral Ümit Dündar dhe komandantin e forcave detare admiralin Adnan Özbal kanë zhvilluar inspektime në njësitë ushtarake në qytetin perëndimor të vendit, Izmir.

Ministri në deklaratën e bërë me këtë rast njoftoi se Qendra e Përbashkët Operative me SHBA-të ka filluar operacionet me kapacitet të plotë. “Ka filluar implementimi në terren në lidhje me fazën e parë”, u shpreh ai.

Ai duke treguar se fluturimi i parë i helikopterit në lidhje me vendosjen e zonës së sigurt është duke u zhvilluar sot, potencoi se gjithashtu ka filluar edhe shkatërrimi i pozicioneve dhe fortifikimeve të terroristëve.

“Do të ushtrojmë deri në fund të drejtën tonë për vetëmbrojtje në rast të ndonjë sulmi ndaj pikave tona të vëzhgimit në Idlib ose ndaj pranisë sonë atje”, theksoi Akar në lidhje me sulmet e kryera ndaj Turqisë.

Bisedimet mes zyrtarëve të të dyja vendeve për themelimin e Qendrës së Përbashkët Operative u zhvilluan mes datave 5-7 gusht.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë kanë rënë dakord që zona e sigurt të jetë një korridor i paqes dhe të merren të gjitha llojet e hapave shtesë që sirianët e zhvendosur të kthehen në vendet e tyre.

Turqia pret formimin e një zone të sigurt prej 32 kilometrash në veri të Sirisë dhe ka theksuar se dëshiron që grupi terrorist YPG/PKK të pastrohet në rajon.

Akar, gjithashtu informoi edhe rreth operacionit në vazhdim, “Kthetra”.

“Në ‘Kthetra-1’ janë neutralizuar 64, në ‘Kthetra-2 janë neutralizuar 16, ndërsa në 8 muajt e fundit në veri të Irakut janë neutralizuar 654 terroristë. ‘Kthetra 3’ vazhdon me sukses”, theksoi ai.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin e madh antiterrorist “Kthetra” kundër organizatës terroriste PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut, ndërsa më 13 korrik u lançua operacioni “Kthetra 2” si vazhdimësi e operacionit të parë. Ministria në një njoftim të bërë sot njoftoi se mbrëmë ka filluar edhe operacioni “Kthetra 3” si vazhdim i ofensivës “Kthetra”.

YPG/PKK është dega siriane e grupit terrorist PKK, e cila për mbi 30 vite ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi