Qëllonin me armë zjarri e tmerronin banorët, arrestohen 5 në Berat, mes tyre një femër.

Policia e Beratit ka vënë në pranga 5 persona pasi qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët, ndërmjet tyre dhe një shtetase që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po kështu policia ka sekuestruar 1.636 fara kanabisi, tri armë zjarri kallashnikov, lëndë narkotike, një motomjet të vjedhur, municion luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilin qarkullonin personat e arrestuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës se në afërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë organizuan punën, duke zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Panariti”.

Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të Policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, 5 personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër.

Me rënien e ndriçimit, shërbimet e Policisë janë afruar dhe u kanë bërë thirrje të mos bënin asnjë veprim, por t’i bindeshin urdhrit të Policisë.

Personat, kur kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga Policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve:

, (Soni Daja), Ahmet Saraçi, Florian(Aurel) Mihaj(Xhindi),

Roada Dollani, 25 vjeç, banuese në Berat, e cila ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim;

Daniel (Erjon) Daja, 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, Mateo Shkurta alias Aldo Daja alias Soni Daja, 35 vjeç, Ahmet Saraçi, 43 vjeç dhe Florian (Aurel) Mihaj (Xhindi), 33 vjeç, banues në Berat;

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e BE-së, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara cannabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Pacolli uron Mauritius-in, thirrje që ta njohë Kosovën

      Ministri i Jashtëm i ka dërguar letër urimi Republikës së Mauritius-it për 50 vjetorin e Pavarësisë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet...

4 veprimet e para që duhet të bëni kur digjeni papritur!

Nga pakujdesia në gatim ose në hekurosje ndodh që ndonjëherë të digjemi papritur dhe në ato momente nga dhimbja nuk I mendojmë mirë veprimet. Por...

MASAKRA/ Husanna, gruaja që u vra duke shpëtuar burrin e saj në karrige me rrota

Dy ditë pas masakrës në dy xhami të qytetit Chrischurch në Zelandën e Re, vijojnë të dalin fakte a të zbulohen eposide prej asaj...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...