KURIOZITETE

Qarku elektronik e rrit me 25% memorien e… njeriut

Spread the love

Kur shkencëtarët thonë që njeriu ka me miliarda e me miliona neuronë, të krijohet ideja që ka vend të mjaftueshëm për të kujtuar çdo gjë që na ndodh. Megjithatë, ne harrojmë shumë gjëra. Që nga vendi ku kemi lënë çelësat e deri te gjëra të tjera më të rëndësishme.

Për të tjerë, problemet me kujtesën janë më të rënda se shqetësimet e vogla të përditshmërisë. Të sëmurët me Alcajmer e Dementia, për shembull, hasin probleme nga më të rëndat.

Për këtë arsye, shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë mënyra se si të shtojnë kapacitetin e trurit për të ruajtur informacion. Dhe duket se këtë e ka arritur një ekip kërkuesish në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Në një konferencë të mbajtur në Uashington, për Shoqatën e Neuroshkencës, përfaqësuesi i ekipit kërkues, Dong Song, paraqiti një pajisje që ai e quan “protezë memorieje”.

Bëhet fjalë për një sondë që vendoset në nerva dhe që ka një elektrodë, (Parylene C, një polimer me përputhshmëri biologjike USP Class IV) e cila riprodhon shkarkime elektrike.

Ekipi e vendosi impiantin në trurin e 20 vullnetarëve, të cilët kanë pasur që përpara një mikro-elektrodë të ngulur në tru, për trajtimin e epilepsisë.

Ata iu nënshtruan testeve për kujtesën dhe u vu re se mbanin mend forma të paqarta figurash që i përsëriteshin nga 5 deri në 75 sekonda distancë.

Përfundimi është që kujtesa afat-shkurtër, në këtë rast, përmirësohet me 15%. Ndërsa kujtesa e nevojshme për të punuar përmirësohet me 25%.

 

Top Channel

Related posts

Helsinki: kjo është pjata Tramputin, kush të dojë le të hajë

dritatv

Pas 300 vitesh, diamandi blu në ankand, ja sa do të shitet

dritatv

Cilat janë rrogat mujore të presidentëve të rajonit: ja sa e ka Ilir Meta e Hashim Thaçi

dritatv

Leave a Comment