Pyetja që shtrojnë të gjithë: “Ku është kufoma e Khashoggit”

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. 18 ditë pas, autoritetet saudite dhanë deklarata ku u pranua se Khashoggi ka vdekur si pasojë e një grindjeje që kishte ndodhur në konsullatë.

Ndërkaq të gjithë që ndjekin zhvillimet në lidhje me rastin që nga dita e parë pyesin “Ku ndodhet kufoma e Khashoggit?”.

Deklaratat që vijnë nga sauditët në lidhje me vdekjen e Khashoggit, nuk e kanë ndriçuar rastin se si ka ndodhur ngjarja ndërkaq nuk përmbajnë ndonjë përgjigje as në lidhje me atë se ku ndodhet kufoma e Khashoggit.

Aktivistët, shkrimtarët dhe gazetarët të cilët merren me rastin e vrasjes së Khashoggit, duan të dinë se ku ndodhet kufoma e tij.

Gazetari i gazetës amerikane “New York Times”, Roger Cohen në një shkrim pas lajmit të vrasjes me një qëndrim sarkastik pyet se a është vrarë “Në grindje duke u mbytur me dorë?”.

Cohen më tej ka shtruar pyetjen se “A janë dërguar 15 persona për t’u takuar me Khashoggin? A mbante njëri prej tyre sharrë? Khashoggi ka dalë nga kompleksi i konsullatës 17 ditë më pas?

“Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo është dërguar në Rijad që ata të shkruajnë një histori të pranueshme?”

Cohen po ashtu shprehu mendimin e tij se sauditët kanë rikrijuar historinë, duke thënë se “Nëse Sekretari amerikan Pompeo është dërguar në Rijad që ata të shkruajnë një histori më të pranueshme, duhet të japim lajme të mira se kjo detyrë ka rezultuar me dështim”.

Në anën tjetër aktivistja nga Jemeni, fituese e çmimit Nobel për Paqe, Tawakkol Karman deklaroi se zëvendës shefi i inteligjencës saudite, Ahmed Asiri dhe nënsekretari i Gjykatës Mbretërore Suud bin Abdullah el-Kahtani janë larguar nga detyra prë shkak se “kishin dështuar që të përfundojnë pa skandal vrasjen e Jamal Khashoggit”.

Pas largimit nga detyra të dy personave në fjalë Mbreti Salman bin Abdulaziz urdhëroi ristrukturimin e shërbimeve të përgjithshme të inteligjencës me një komision i cili do të rithemelohet nën kryesimin e princit trashëgimtar Muhammed bin Salman.

“Pas Jamalit do të dalin një mijë Jamalë që do të marrin në dorë pishtarin e lirisë”

Akademiku dhe komentatori i njohur politik nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) Abdulhalik Abdullah në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter tha se ”Sot është një ditë shumë pikëlluese për mua, miqtë e Khashoggit dhe për të githë njerëzit e lirë të botës. Të gjithë ata që kanë dalë përpara për të thënë me guxim fjalën e drejtë, që kanë hyrë në luftën e lirisë, po e paguajnë shumë shtrenjtë këtë çmim. Miku im, në mungesën tënde do të vazhdojë marshimi për liri. Do të dalin një mijë Jamalë të cilët do të marrin pishtarin e lirisë pas Jamalit”, tha ai.

Mendimtari dhe akademiku nga Egjipti, Seyfeddin Abdulfettah ka kritikuar qëndrimin e Arabisë Saudite në lidhje me rastin Khashoggi. “Përse Arabia Saudite shumë herë mohoi vrasjen e Khashoggit? Ku është kufoma e tij? Pse dy javë pas zhdukjes së tij doli ‘Historia e grindjes’ që shkaktoi vdekjen e tij?”, tha ai.

Aktivisti i njohur nga Egjipti, Wael Ghonim thotë se “Në çdo vend të botës, në mendjen dhe zemrën e shumicës së njerëzve do të jetojë kujtimi i dëshmorit të mendimit Khashoggi”.

“Kishte testament të varrosej në Medine”

Duke potencuar se Khashoggin e ka njohur si një njeri fisnik, Ghonim shprehu dëshirën që njerëzit e mençur në Mbretërinë Saudite të kuptojnë rëndësinë e dënimit të të gjithëve pa bërë dallim nëse janë të nivelit të lartë, të cilët kanë marrë pjesë, kanë planifikuar dhe miratuar këtë krim brutal.

Gazetari saudit Musa Omer duke pyetur se ku gjendet kufoma e Khashoggit rikujtoi se Khashoggi ka testament për t’u varrosur në Medine.

Ndërsa gazetarja libaneze Necla Ebu Mera theksoi joseriozitetin e deklaratës nga autoritetet saudite me ç’rast parashtron pyetjen: “Nëse ka vdekur si pasojë e një grindjeje, ku është kufoma e tij?”.

Gazetari nga Jemeni, Hamdi el-Bekkari në një postim nga rrjeti social Twitter pyet: “Kërkojmë përgjigje për pyetjen për të cilën të gjithë janë kurreshtarë ‘Ku është kufoma e tij’”.

Gjithashtu edhe gazetarja nga Bahreini, Nezihe Said është e të njëjtit mendim se është detyrueshme që të jepet një përgjigje në lidhje me atë se ku ndodhet kufoma e Khashoggit. Ajo thotë se për vendosjen e drejtësisë nuk mjafton vetëm që mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz të largojë nga detyra zyrtarët sauditë pas vrasjes së Khashoggit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi