PYD/PKK zhvendosi milionë njerëz në Sirinë veriore

Organizata terroriste PYD/PKK, duke u përhapur në perëndim nga Afrini, në lindje nga Tel Ebjad dhe Haseke, ka zhvendosur qindra mijëra arabë dhe turkmenë nga territoret që ka pushtuar. Organizata synonte të vendosej përgjithmonë në rajon, duke shkatërruar strukturën demografike në Sirinë veriore.

Afrini ndodhet në skajin perëndimor të rajonit të operacionit “Mburoja Eufratit”, të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) e kanë zhvilluar me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS).

PYD/PKK, përpara operacionit “Mburoja Eufratit” në fillim të vitit 2016, duke marrë mbështetjen e Rusisë dhe të regjimit, filloi të përhapej në rajonin në fjalë nga Afrini.

Elementet terroriste që dolën nga brenda Afrinit detyruan migrimin e rreth 250 mijë banorë të rajonit Tel Rifat dhe zonave përreth, që gjenden në juglindje të Afrinit.

Rreth 250 mijë civilë u strehuan në rajonin Azez nën kontrollin e opozitarëve, i cili është fqinj me rajonin e operacionit “Mburoja Eufratit”.

Kryetari i Këshillit Rajonal në Tel Rifat, Mahmut Allito, për Anadolu Agency (AA) theksoi se presin përfundimin e kërcënimit terrorist në Afrin në mënyrë që të kthehen në shtëpitë e tyre të cilat ishin detyruar t’i braktisnin pas pushtimit të organizatës terroriste.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i operacionit “Dega e Ullirit”, i nisur më 20 janar nga TSK dhe ULS kundër objektivave terroriste në Afrin, është sigurimi i mundësië për rikthimin e civilëve në shtëpitë e tyre, të cilët terroristët i kanë zhvendosur në rajonin Tel Rifat dhe zonat përreth tij.

Ndërkohë, bëhet e ditur se PYD/PKK vazhdon praktikat e saj si arrestimet arbitrare dhe angazhimin e detyruar në luftë kundrejt popullatës që ka mbetur në rajonin e Tel Rifatit dhe zonave përreth tij.

Emrat e 60 vendbanimeve të cilat 250 mijë civilë mbetën të detyruar t’i braktisinin janë si më poshtë:

Rajoni Tel Rifat, qytezat Kefr Neje dhe Dejr Xhemal, Minnig, Harabishe, Babinnis, Eksar, Zojan,Tel inip, El Xhoba, Hasin, Halisa, El Nejrabije, Shejh Kejif, Tel El Madik, El-Hassije, Ta’ane, fshatrat El-Karmil, Tel Xhican, El-Vardije, Suruç, Kefer mez, Umel Kura, Sheale, El Vahshije, Marita, Tel Rehhal, Malika, Kishtiar, Tata Marash, Teneb, Kefer Anton, El Vasitije, Shavarga, Ajn Dakne, Maranaz, Hirbat Hajat, Kefer Nasih, Hassacik, Tel Shair, Tel Acar, Merjemejn, Tel Karah, Eneb, Ez Zijara, Fefin, Um Hosh, Herbul, Ehras dhe Shejh İsa si dhe çifligjet Garnata, el-Vardije, Es Samuka, El Alkamije, Bir Harbul, Shavargat Axh Xhoz, El Bejluna, El Hib, Esh Shehhebije dhe Shejh Hilal.

– Edhe banorët në lindje të Eufratit kishin të njëjtin fat

Organizata terroriste në qershor të vitit 2015, me mbështetjen instesive ajrore të SHBA-ve, mori nën kontroll rajonin Tel Abjad, i cili mbetet në mes të Hasekes dhe Ajnularabit (Kobani).

Më pas, organizata ndërmori një spastrim etnik kundër popullatës civile arabe dhe turkmene, për të cilët pretenduan se mbështesnin DEASH-in.

Duke ndërmarrë sulme ndaj fshatrave turkmene dhe arabe në periferi të rajonit në vitin 2015, organizata detyroi popullatën të migronte, ndërsa në këtë mënyrë ajo u përpoq që ta bënte të përhershëm pushtimin e saj në rajon.

Koordinatori i Këshillit të Lartë të Fiseve Siriane, Mudar Hammad el-Esad, ka shpjeguar se PYD/PKK-ja, duke u armatosur intensivisht që nga filllimi i vitit 2012, ka shkaktuar zhvendosjen e popullatës arabe, kurde, asiriane dhe turkmene në pika të ndryshme në Sirinë veriore.

Duke vënë në dukje se kanë mbajtur regjistrime të vendbanimeve, Esad tha se me përjashtim të rajoneve që rrethojnë Afrinin, popullsia që organizata ka zhvendosur me forcë arrin në gjithsej një milion e 955 mijë njerëz.

Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë të Fiseve Siriane, organizata terroriste PYD/PKK ka zhvendosur rreth 250 mijë arabë nga Munbixhi; 150 mijë kurdë, arabë dhe asirianë nga Kamishli; nga AjnulArab (Kobani) 40 mijë arabë, kurdë, asirianë; 25 mijë arabë, kurdë dhe asirianë nga Amuda; 20 mijë arabë, kurdë dhe asirianë nga Dirbasije; 120 mijë arabë nga Shaddadi; 30 mijë arabë nga El-Hul nga Shujuh i epërm, Shujuh i poshtëm, Suluk dhe Tel Abjad 180 mijë arabë; nga Malikije, Tel Hamis, Kahtanije dhe Rumejlan 150 mijë arabë, kurdë dhe asirianë; 350 mijë arabë nga Rakka dhe Tabka; 30 mijë turkmenë nga fshatrat turkmene të Rakkas; 15 mijë arabë nga Merkede; 15 mijë arabë nga Abu Fas; 350 mijë arabë nga Dejrizori; 30 mijë arabë nga Tel Brak; si dhe 200 mijë arabë dhe asirianë nga Haseke.

Nën pushtimin e PYD/PKK ndodhet 25 përqind e territoreve të Sirisë dhe 65 përqind e territorit kufitar Siri-Turqi./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi