PYD/PKK sulme me raketa ndaj qarkut Reyhanlı të Turqisë

Dy civilë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa në qarkun Reyhanli të Hatayit nga terroristët e PYD/PKK-së nga Afrini i Sirisë.
Në një njoftim nga prefektura e Hatay-it thuhet se nga rajoni i Afrinit në qarkun Reyhanli janë shkrepur gjithsej 6 municione ushtarake.

Më tej thuhet se tri raketa kanë shpërthyer duke rënë në një hapësirë të zbrazët. “Dy persona kanë humbur jetën në spitalin ku janë dërguar ndërsa 16 të tjerë janë plagosur. Dy prej tyre në gjendje të rëndë janë dërguar në spitale të ndryshme dhe janë marrë nën trajtim”, thuhet në njoftim./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi