“PYD nuk lejon që civilët të kthehen në shtëpitë e tyre në Afrin”

Anëtari i Këshillit Kombëtar Kurd në Siri (ENKS), Nuri Brimo, tha se organizata terroriste PYD/PKK nuk po lejon kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në Afrin dhe se ata të cilët dëshirojnë të kthehen po i shpall si tradhtarë.

Brimo në një konferencë për media në zyrën e ENKS-së në qytetin Erbil të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARK) foli për gjendjen në Afrin si dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut nga PYD/PKK në veri të Sirisë.

Organizata në fjalë e cila veriun e Sirisë e ka marrë nga regjimi i Bashar al Asadit në vitin 2011 pa luftë, sipas Brimos, për 7 vite rajonet të cilat i mban nën kontroll i ka shndërruar pothuajse në një burg. Brimo thotë se gjatë kësaj kohe PYD ka sulmuar pjesëtarët e ENKS-së, iu ka mbyllur zyrat dhe e ka shndërruar në gjendje të padurueshme jetën politike në vend.

Duke u shprehur se tanimë në Turqi populli nuk e dëgjon organizatën terroriste PKK dhe nuk po i varin leckat e kësaj organizata në ndonjë vend, Brimo tha se: “PYD ka provokuar duke i varur posterat e Öcalanit në të gjitha kodrat e Afrinit përgjatë kufirit me Turqinë”.

Brimo po ashtu rikujtoi se kjo organizatë nuk ka lejuar tërheqjen e civilëve nga rajoni kur Forcat e Armatosura Turke (TSK) nisën operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin. “Ata të cilët dëshironin të dilnin nga Afrini i quanin tradhtarë dhe banda. Kurse tani u thonë tradhtarë atyre që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Afrin”, thotë ai.

Duke folur edhe për gënjeshtrën e madhe të PYD/PKK-së se Turqia po përpiqet ta ndryshojë strukturën demografike në Afrin, Brimo theksoi se “Vetë PYD-ja nuk po lejon që civilët të kthehen në shtëpitë e tyre në Afrin. Pra po gënjejnë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi