Putin paralajmëron për një luftë të mundshme globale

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme mund të shndërrohen në një luftë globale.

Duke u adresuar në Asamblenë Federale të Federatës Ruse në Moskë, Putin tha se është e nevojshme “një bisedë serioze” për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ai theksoi se veçanërisht 5 shtetet bërthamore kanë një “përgjegjësi në lidhje me zhvillimin e njerëzimit”.

“Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë”, deklaroi Putin.

Presidenti rus theksoi se për momentin Rusia ndjehet e sigurtë, duke patur armët e fundit që “asnjë vend tjetër nuk i posedon”, por shtoi se ky vend duhet të zhvillohet edhe më tej.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Biden i shkruan Zaevit: Suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses për gjithë Europën

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pranuar letër nga ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ku theksohet...

Kërcënohet me vrasje kongresistja e mbuluar amerikane

Një person 55 vjeçar nga New Yorku është arrestuar një natë më parë në SHBA. I dyshuari e ka kërcënuar me vrasje kongresisten amerikane,...

Nis asfaltimi i rrugës turistike tek “Mali i Robit”

Ka nisur ditën e sotme shtrimi me asfalt i rrugës që të dërgon në plazhin e Malit të Robit. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë...

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...