Putin në Austri: Dëshirojmë një BE të bashkuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Austri, ku para takimit me zyrtarët më të lartë të vendit, hodhi poshtë pretendimet se Rusia ka qëllime të ndajë 28 vendet anëtare të Unionit.

Në një intervistë për televizionin shtetëror austriak ORF, Putin theksoi se, “Moska dëshiron një BE të bashkuar dhe të suksesshme, sepse BE-ja është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar dhe afarist”.

Vizita e gjashtë e Putinit në Austrinë tradicionalisht neutrale, do të shënojë 50 vjetorin e eksportit të gazit rus në atë shtet.

Ndryshe nga shumë shtete të BE-së, Austria nuk dëboi asnjë diplomat rus, nga shkaku i pretendimeve për helmim të ish-spiunit rus Sergej Skripal në Britani të Madhe këtë vit.

Në muajin mars, kancelari konservator austriak, Sebastian Kurz, foli për “lidhjet tradicionalisht të mira vjeneze” me Rusinë, duke thënë se të njëjtat do të shfrytëzohen për të ushtruar presion mbi Moskën që të sqarohet sulmi me gaz agjent mbi ish-spiunin rus.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, pritet që Putin të takojë presidentin liberal Alexander Van der Bellen, kryeministrin Kurz dhe zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi