Putin nderon Daçiçin me Urdhrin e Miqësisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nderoi zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, me Urdhrin e Miqësisë, për kontributin e tij në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit me Rusinë.

Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate për shpërblimin e shtetasve të huaj, të nënshkruar nga presidenti rus.

Urdhrin e Miqësisë, vitin e kaluar, e ka marrë ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç.

Ky çmim shtetëror i Rusisë jepet që nga viti 1994 për shtetasit e huaj, për merita të veçanta në forcimin e paqes, miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi