Putin lëvdata për “marrëveshjen e Soçit”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për marrëveshjen e Soçit të arritur me Turqinë, tha se Rusia dhe Turqia, me mbështetjen e Iranit janë duke e zbatuar këtë marrëveshje.

Putin në kuadër të Javës së Energjisë së Rusisë të organizuar në kryeqytetin Moskë, vlerësoi zhvillimet e fundit në Siri.

Ai tha se SHBA-të gjenden në mënyrë ilegale në Siri. “SHBA është duke shkelur Konventën e Kombeve të Bashkuara (OKB) duke u gjendur në Siri”, u shpreh Putin.

Presidenti rus gjithashtu duke e përmendur marrëveshjen e Soçi e arritur për mbrojtjen e armëpushimit në Idlib mes Turqisë dhe Rusisë, tha se “Kjo është një marrëveshje shumë e mirë e cila parandalon derdhjen e gjakut në rajon. Rusia dhe Turqia, me mbështetjen e Iranit janë duke e zbatuar këtë marrëveshje”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus, Putin, më 17 shtator ishin takuar në Soçi, ku kishin arritur marrëveshje për ruajtjen e armëpushimit në Idlib./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi