Putin: Eliminimi i terrorizmit në Idlib “detyrë e menjëhershme”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka apeluar mbi nevojën për të siguruar eliminimin e plotë të terrorizmit në Idlib si “një detyrë të menjëhershme”.

“Detyra jonë e menjëhershme tani është që të sigurojmë eliminimin e plotë të vatrave të terrorizmit, kryesisht në Idlib, por në të njëjtën kohë të rrisim volumin e ndihmës humanitare dhe ndihmës për rindërtimin ekonomik të Sirisë, të siguruar nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Putin në takimin e Organizës të Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Bishkek.

Në muajin shtator të vitit 2018, pas një takimi në Soçi midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, Turqia dhe Rusia ranë dakord të kthejnë Idlibin në një zonë të de-militarizuar.

Ankaraja dhe Moska nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke bërë thirrje për stabilizimin e situatës në zonën e de-eskalimit të Idlibit në të cilën veprimet e agresionit janë të ndaluara.

Siria është e bllokuar në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.

Putin foli edhe për zhvillimet në Afganistan, duke vlerësuar se kërkojnë “vëmendje të veçantë”.

“Kolegët e mi tashmë kanë folur këtu për këtë. Populli afgan ka nevojë për ndihmë në arritjen e pajtimit kombëtar dhe rimëkëmbjen ekonomike. Ne plotësisht mbështesim planin për rritjen e sigurisë së organizatës, bashkëpunimit ekonomik dhe humanitar me Afganistanin, ashtu siç pasqyrohet me planin përkatës që do të nënshkruhet sot. Synojmë të kontribuojmë në çdo mënyrë në ringjalljen e aktivitetit të Grupit të Kontaktit SCO-Afganistan”, deklaroi Putin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi