Putin dhe Merkel bisedojnë për çështjen e Libisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, nëpërmjet një bisede telefonike vlerësuan zgjidhjen e çështjes së Libisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini ku njoftohet se Putin dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me zgjidhjen e çështjes së Libisë, thuhet se “Në bisedë u vendos theksi për parandalimin e përkeqësimit të situatës dhe nevojën për sigurimin e dialogut paqësor”.

Më tej në deklaratë theksohet se “Putin riafirmoi gatishmërinë e Rusisë për të mbështetur përpjekjet e Gjermanisë dhe Kombeve të Bashkuara për të ndërmarrë një rol ndërmjetësues në këtë çështje”.

Gjithashtu pjesë e bisedës ishte edhe Samiti i Liderëve në formatin e Normandisë që u zhvillua javën e kaluar në Paris me pjesëmarrjen e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, ku për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës u theksua nevoja për zbatimin e marrëveshjes së Minskut.

Sipas deklaratës, gjatë bisedës u diskutua edhe çështja e dërgimit të gazit rus në Evropë nëpërmjet Ukrainës si dhe ndërtimi i projektit të tubacionit të gazit “Rrjedha Veriore 2”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi