Putin bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kryer një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.

Në një deklaratë të publikuar nga qendra për shtyp e Kremlinit theksohet se në bisedën mes dy liderëve të cilët kanë diskutuarr pë situatën e fundit në Jemen, është vënë në dukje se mbreti Selman ka shprehur shqetësimet e tij për shkak të sulmit me raketë balistike të kryer nga territoret e Jemenit në ditët e kaluara ndaj kryeqytetit të Arabisë Saudite, Rijad.

Ndër të tjera theksohet se në bisedë Putin ka dënuar sulmin me raketë balistike kundër Rijadit dhe njoftohet se ai ka përcjellë pritshmëritë që kriza e Jemenit të zgjidhet vetëm në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut kombëtar.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se Putin dhe mbreti Selman janë dakorduar mbi procesin politik në Siri dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Arabisë Saudite në fushat e energjisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi