Punimet në Orikum-Palasë, bllokohet për një javë lëvizja e mjeteve. Policia: Ja orët kur s’mund të kaloni

Për një javë rresht duke nisur nga sot në mbrëmje, aksi Orikum-Palasë do të bllokohet në mbrëmje për lëvizjen e mjeteve. Arsyeja është ndërtimi i rrugës.

Kështu njofton Policia e Vlorës teksa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe jep orët kur nis dhe përfundon bllokimi i lëvizjes.

“Njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segmet rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategorite e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).
Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative”, bën të ditur policia e Vlorës.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Armë dhe drogë në banesë, ekstradohet nga Greqia i dënuari

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg për drogë. Sipas policisë Interpol Tirana ka ekstraduar 30-vjeçarin e shpallur në kërkim...

Shpesa Shala drejtoreshë e re e Arsimit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar Shpresa Shalën drejtoreshë të Arsimit. Deri tani ajo ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. “Në punën...

Konjufca, pozitës: Pa opozitën ju s’mund mund të bëni asgjë!

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kërkuar që të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita ku do të diskutohet...

Së fundi

​Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaron se do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese rreth çështjes së dekretit të tij. Kreu...

Bylykbashi: Duke nisur nga sot, “gjendja e fatkeqësisë natyrore” dhe masat janë antikushtetuese

Me anë të një statusi në “Facebook”, ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi shprehet se që nga dita e sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e...

Reagon Policia e Shtetit ndaj sistemit TIMS jashtë funksionit

Policia e Shtetit ka reaguar pas një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon. Në lidhje me ngjarjen Policia sqaron se “Në datë...