Punëtori i krahut bëhet pronar i vilës 56 milionëshe, pas testit të ADN-së (Foto))

31 vjeçari është kthyer në qendrën e vëmendjes së medias botërore, pasi u bë i pasur pas një test ADN-je. Xhordan Adlas Roxhers bënte punë të vështira dhe me shumë vështirësi ia dilte të paguante qiranë e
apartamentit ku jetonte.

Por fati ndryshoi rrënjësisht për të dhe tashmë është zotërues i një pasurie të konsiderueshme.

Xhordan Adlas Roxhers, ka hyrë me të dashurën te një vilë që kushton rreth 56 milionë euro pas një testi ADN-je, që zbuloi se ishte djali i pronarit të vilës. Tani ai zotëron një pronë pasanikësh prej 6200 metrash katrorë.

Babai i tij ndërroi jetë në moshën 62 vjeçare. Familjarët e tij kanë treguar se e dinin kush ishte babai i Roxhers, por ai asnjëherë nuk ka paguar asnjë detyrim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi