• Home
  • SHQIPERIA
  • Punë në komunitet për Rroshin, PD: Rama nuk e ka seriozisht dekriminalizimin
SHQIPERIA

Punë në komunitet për Rroshin, PD: Rama nuk e ka seriozisht dekriminalizimin

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit për ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, duke e quajtur “një provë të qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin”.

“Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin. Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin. Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës, Tom Doshi. Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar. Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore. Prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e çojë në burg”, lexohet në deklaratën e PD-së.

“Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge. Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin. Vendimi i sotëm i organeve të drejtësisë është një tjetër provë që Reforma në Drejtësi u përdor nga Edi Rama për të kapur politikisht sistemin gjyqësor, për hallin e tij personal dhe për hallet e bandës së tij kriminale. Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap “peshqit e mëdhenjë”, por ato do të dalin nga rrjeta dita ditës. Partia Demokratike garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar nuk do të jetë e largët. Largimi i Edi Ramës do të jetë edhe dita ku drejtësia do të çlirohet nga duart e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe “peshqit e mëdhenj” do të bien në rrjetën e drejtësisë së pavarur”, shton Partia Demokratike.

Elvis Rroshi do të vazhdojë t’i shërbejë publikut, por jo si kryetar bashkie, por me punë në interes publik. Pikërisht ky ishte edhe vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila e shpalli fajtor për akuzën e falsifikimit të formularëve dhe e dënoi me 60 ditë punë në interes publik. Në fakt, dënimi i parë ndaj Rroshit ishte me 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi iu reduktua në 5 muaj. Duke patur parasysh se Rroshi kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim. Por edhe me kërkesë të prokurorisë dënimi u pezullua duke e vendosur Rroshin në shërbim prove për të bërë 60 orë punë në interes publik.

Top Channel

Related posts

Mbyllet protesta e opozitës, bllokoi 4 akse kombëtare

dritatv

Tiranë, mbytet në liqenin e Farkës 12-vjeçari

dritatv

Kryemadhi takon Hahn: Negociatat jo për politikën, por për shqiptarët

dritatv

Leave a Comment