Publikohet raporti i Institutit kombëtar të shëndetësisë publike për cilësinë e ujit

 

Instituti kombëtar i shëndetësisë publike ka publikuar rezultatet e raportit vjetor për cilësinë e ujit të pijshëm në Kosovë për vitin 2017, ndërsa bazuar në këtë raport del se cilësia e ujit është rreth 99 % në përputhshmëri me vlerat parametrike për ujin e pijshëm.

Raporti jep një pasqyrë të përmbledhur të cilësisë së ujit të pijshëm të furnizuar përmes sistemeve publike të ujë furnizimit.

“Ky raporti vjetor që e publikon IKSHPK, kam kënaqësinë të konstatoj se, krahasuar me vitin paraprak, rezultatet e monitorimit në vitin 2017 tregojnë një përmirësim të cilësisë së ujit të furnizuar nga 7 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit. Kështu, nga 59,604 teste të kryera gjatë vitit 2017, përputhshmëria me standardet e cilësisë mikrobiologjike është në shkallën 99.54% ndërkaq përputhshmëria me standardet kimike në shkallën 98.30%. Kjo rezulton me një shkallë të përgjithshme të përputhshmërisë prej 98.58%”, thekson Naser Ramadani, drejtor i Institutit kombëtar të shëndetësisë publike.

Ai thekson se sfida më e madhe sa i përket sigurimit të cilësisë së ujit të pijshëm është mbajtja e trendit pozitiv të rezultateve të monitorimit të cilësisë së ujit të pijshëm edhe pas integrimit të sistemeve komunale dhe atyre rurale të ujësjellësit brenda Kompanive Rajonale të Ujësjellësit (KRU), raporton Telegrafi

“Sfidë tjetër për IKSHPK është zbatimi i rregulloreve të nxjerra në pajtim me Udhëzimin Administrativ 16/2012 (gjegjësisht me Direktiva Evropiane për Ujin e Pijshëm). Adresimi me sukses i këtyre sfidave kërkon ngritjen e kapaciteteve përmes kompletimit të stafit profesional dhe aftësimit të vazhdueshëm të tij”, thekson Ramadani në raportin për cilësinë e ujit të pijshëm.

Në raport thuhet se përputhshmëria më e lartë sa i përket vlerave të parametrave mikrobiologjikë ka qenë në Kompania rajonale e ujësjellësit (KRU) Radoniqi dhe KRU Mitrovica 100%, ndërkaq përputhshmëria më e ulët në KRU Hidromorava 97,1%.

Në anën tjetër, përputhshmëria më e lartë sa i përket parametrave kimik ka qenë në KRU Radoniqi me 100% përputhshmëri dhe KRU Mitrovica me 99.8%, ndërkaq KRU Bifurkacioni me 96.9% , KRU Prishtina me 97.7% dhe KRU Hidrodrini me 97.8% rezultojnë me përputhshmërinë më të ulët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi