PSG e fiksuar pas Donnarummës, ofron një sulmues në shkëmbim

Milani dhe Paris Saint Germain po punojnë për të realizuar një nga shkëmbimet më të bujshme të kësaj merkatoje verore.

Në Paris do të udhëtojë portieri 19-vjeçar i kuqezinjve, Gigio Donnarumma, ndërsa në Milano në shkëmbim do të vijë sulmuesi uruguaian, Edison cavani.

Parizienët janë të fiksuar pas portierit të ri dhe shikojnë te Donnarumma zgjidhjen për mbrojtjen e katërkëndëshit, por nuk mund të shpenzojnë para për momentin, për shkak të Fair playt Financiar.

Pikërisht për këtë arsye kanë menduar t’i ofrojnë Milanit një sulmues që do të tundonte ambientin kuqezi, aq më tepër pas këtij sezoni ku sulmi i skuadrës së Gattusos ishte nga më të dobëtit të kampionat.

Për më tepër, me këtë operacion PSG-ja do të zgjidhte njëherë e mirë konfliktin e hapur Cavani-Neymar, duke shpresuar për të mbajtur akoma brazilianin në Paris./Top Channel/