PSG blen talentin e mbrojtjes gjermane

PSG ka bërë zyrtare të enjten blerjen e të riut Thilo Kehrer, mbrojtës 21-vjeçar i kombëtares gjermane, i cili vjen nga Schalke 04 dhe ka nënshkruar me klubin francez për 5 sezonet e ardhshme.

Që nga sezoni 2016-2017, Kehrer ka luajtur 44 ndeshje me ekipin gjerman dhe ka shënuar 4 gola.

Në PSG, Kehrer do të takohet me bashkëkombasin Julian Draxler, me të cilin ka luajtur te Schalke 04.

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, tha: “Më pëlqen personaliteti i tij. Ai është një lojtar i përfshirë dhe shumë profesional. Përveç kësaj, ka pjekuri pasi ka qenë kapiten i kombëtares gjermane U-21. Është i shpejtë dhe mund të luajë në katër pozicionet e mbrojtjes. Luan mirë me të dy këmbët dhe mund të luajë edhe si mesfushor”.

Kherer do të mbajë numrin 4 te PSG./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi