Pse zgjohemi në mëngjes me dhimbje koke?

Nëse e fillojm ditën me dhimbje koke dhe me shtypje të pulseve në njërën ose në të dy anët, nuk mund të thuhet se keni filluar “një mëngjes të mirë”.

Prandaj nëse zakonisht zgjoheni në mëngjes me një dhimbje koke të rëndë, duhet që të kontaktoni me neurologun për të identifikuar shkaqet .

Migrena

Kjo ndodh ndërmjet orës 4 deri në orën 9-të të mëngjesit. Migrena zgjat 4 deri në 72 orë dhimbje të vazhdueshme dhe me intensitet të fort. Shpesh migrena shoqërohet me të vjella, fonofobi dhe fotofobi.

Pagjumësia

Një tjetër segment për dhimbjen e kokës është gjumi jo i mirë gjatë natës i cili rrit rrezikun e hipertensionit. Disa prej pasojave janë: lodhje, nevozizëm, përgjumje gjatë ditës dhe mungesë përqendrimi e çrregullime të kujtesës.

Pozicionet e gabuara

Pozicioni më i keq për të fjetur është ai në bark, pasi ky pozicion mund të shkaktoj dhimbje të kokës muskulore gjatë zgjimit.

Flini më shumë sesa që duhet

Gjumi i cili bëhet me orar, zvogëlon rrezikun e dhimbjes së kokës në mëngjes, me sulme të fuqishme dhe rezistente ndaj ilaçeve. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi