Pse u anulua konferenca për shtyp e policisë për operacionin në veri të Kosovës?

Konferenca për shtyp e Policisë së Kosovës nga rajoni i Mitrovicës Veriore që pritej të mbahej me fillim nga ora 13:00, është anuluar.

Kanë kaluar një orë tashmë që nga koha kur pritej të mbahej kjo konferencë, ndërkaq që pa shpjegime të mëtutjeshme e njëjta është anuluar, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, forca të shumta policore po qëndrojnë në veri të vendit dhe në pikën kufitare të Jarinjës me qëllim të parandalimit të hyrjes në Kosovë të zyrtarëve serb të cilët nuk posedojnë leje nga autoritetet e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi