Pse të arrestuarit u sollën në Tiranë?

 

 

23 të ndaluarit me urdhër nga prokuroria, janë sjellë në Tiranë për çështje kapaciteti të munguar në drejtorinë e Kukësit.

 Ky është argumenti zyrtar i policisë së shtetit, i dhënë për Top Channel, mbi pyetjen se përse u transferuan protestuesit e arrestuar nga Kukësi drejt Tiranës.

Ndërsa e vërteta është se godina e policisë Kukës nuk ka ambiente dhe hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur të ndaluarit, nuk përjashtohet mundësia që autoritetet të kenë patur edhe një shkak tjetër që lidhet me sigurinë.

Siç thonë burime të policisë vendore në qytetin e Kukësit, dorëzimi i protestuesve të ndaluar jo në policinë ku ata duhet të mbaheshin deri sa të dalin para gjykatës, ka ndodhur edhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Në fakt një precedent i ngjashëm që lidhet me garantimin e rendit publik po në Kukës është hasur edhe gjatë një proteste të banorëve në vitin 2001 për përmbytjet.

Të arrestuarit u transferuan në Dibër jo vetëm për t’u mbajtur në ambientet e kësaj policie, por edhe masa e sigurisë u zhvillua në këtë qytet. I njëjti precedent për të mos përshkallëzuar gjendjen dhe reagimin e banorëve është regjistruar edhe në një nga protestat e banorëve të Shkodrës në vitin 1999, kur sërish protestuesit e prangosur u transferuan nga autoritetet drejt një qyteti tjetër.

Por çështja që u lidh pikërisht me rendin publik të një qyteti është një verdikt gjykate në dosjen ndaj ish kryetarit të bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika.

Në dhjetor 2013 , Gjykata e Lartë vendosi ta transferojë dosjen për gjykimin e Gjikës dhe shtatë të tjerëve nga Vlora në Tiranë. Sipas argumentit të prokurorisë dhe të pranuar nga gjykata supreme shumë qytetarë ishin tubuar para gjykatës së Vlorës duke rrezikuar rendin dhe sigurinë në qytetin bregdetar.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi