Pse nuk duhet lënë shishja me ujë brenda në makinë gjatë ditëve të nxehta?

Një teknik i baterive kishte qenë në pushimin e drekës kur kishte vënë re tymin që vinte nga kamioni i tij.

Por kulmi kishte qenë kur ky ishte afruar dhe ishte befasuar kur kishte parë se shishja e ujit kishte marrë zjarr në makinën e tij

“Kam shikuar dhe vura re se drita po përthyhej përmes shishes së ujit dhe sedilja e makinës kishte filluar të marrë flakë”, ka thënë Dioni Amuchastegui në një video të cilën e kishte shpërndarë në faqen e Facebook-ut të kompanisë së tij më 13 korrik.

Këto dëshmi tregojnë sa e rrezikshme është lënia e shishes së plastikës së ujit në makinë gjatë ditëve me diell.

Për këtë fenomen, edhe zjarrfikësit anembanë botës janë duke i paralajmëruar shoferët.

Në një test të kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve të Oklahmoas, është zbuluar se shishja e ujit mund të arrijë nxehtësi deri në 250 gradë nëse lihet në diell.

Rreziku për të shkaktuar zjarr në makinën tuaj përmes shishes së plastikës mbetet i vogël, megjithatë zyrtarët thonë se mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është duke mos e lënë shishen e ujit në makinë!/tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi