Pse është mirë të konsumoni të paktën dy kivi çdo ditë?

 

 

Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese, ato na ndihmojnë të shërohemi.

Secili ushqim mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese. Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojnë në mënyrë optimale.

Një prej tyre është edhe fruti i kivit përplot me vitaminë C, i cili ndihmon metabolizmin dhe tretjen në trupin tuaj.

Rezultatet e seancave konfirmuan aftësinë e kivit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, përmirësimin e funksionit të zorrëve (falë prezencës së enzimës aktidinina), për të ndihmuar tretjen (përmban fibra dhe elementë të tjerë), rritjen e sistemit imunitar (falë vitaminës C).

Rreth 30% e popullsisë në botë është e prekur nga çrregullimet gastrointestinale si sindroma dispesia dhe irritimi i zorrës. Në veçanti kapsllëku kronik është çrregullimi më i përhapur.

Këto probleme kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e jetës së tyre. Prandaj konsumimi i 2 kokrra të kivit në ditë ndihmon në përmirësimin e stilit të jetesës./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi