Pse disa politikanë u tërhoqën nga gara?

Nga gara zgjedhore e 6 tetorit janë tërhequr vullnetarisht ose janë detyruar të tërhiqen disa politikanë nga shumë subjekte politike në Kosovë.

Për arsye të ndryshme figura të rëndësishme të partive, por edhe ish-deputetë nuk do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Për zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor, të gjitha subjektet politike në vend i kanë bërë gati listat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë.

Mirëpo në këto lista mungojnë shumë figura kyçe të partive, të cilat për qejf ose zor janë tërhequr nga gara zgjedhore.

Disa për arsye personale, disa për shkak të vendimeve të partisë e disa të tjerë për shkak të akuzave për “Korrupsion” e vepra të tjera, nuk do ta kenë mundësinë e marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e ardhshme, shkruan ‘Zëri’.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit jashtë listës së kandidatëve për deputetë i ka lënë disa figura të rëndësishme të partisë duke përfshirë këtu kryetarin Isa Mustafën, ish-kryetarin Fatmir Sejdiun dhe familjarë të kryetarit të parë të kësaj partie, njëherësh edhe themeluesit të LDK-së Ibrahim Rugovës.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Çollaku: Serbia fajtore për sherrin që po ua bën me rrymë Kosovës dhe shteteve të BE-së

    Të gjitha mediat relevante botërore kanë shkruar ditëve të fundit për një mosmarrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë e cila është...

“Alarm” për urat e rrezikshme në Kosovë

Gjendja e urave në Kosovë nuk është e kënaqshme, vlerësojnë autoritetet përgjegjëse. Për konstatimin e gjendjes së urave dhe aftësisë mbajtëse, kërkohet që të...

Thaçi viziton Reçakun, fajëson edhe ndërkombëtarët për deklaratën e poshtër të Vuçiçit

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me...

Së fundi

Rama me Senatin, Basha: I sheh universitetet si biznese ndërtimi

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka quajtur pamje të trishtë takimin e kryeministrit me senatin e Universitetit të Tiranës. “Kryeministri që mbledh Senatin e...

Kalın kërkon tërheqjen e Çmimit Nobel për Peter Handke

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalın ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit...

Në momentin e fundit Kusari-Lila hynë në listën zgjedhore të kësaj partije

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila i është bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda VV-së.“Ju njoftojmë...