PS mbledh asamblenë në Greqi, Balla: Jemi e vetmja parti që garon për 61 bashki

Partia Socialiste mblodhi në Athinë Asamblenë e të gjitha degëve të saj në Greqi. Në këtë mbledhje ishte prezent Sekretari i Përgjithshëm, i PS-së, Taulant Balla, i cili tha se tashmë kjo forcë politike ka nisur organizimin elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Jemi e vetmja parti në Shqipëri që garon për të fituar në 61 bashkitë”, është shprehur numri i socialistëve, duke shpjeguar se Asambleja ka përgatitur një strukturë organizimi të re për të arritur këtë qëllim.

Taulant Balla ka folur edhe përsa i përket votës së emigrantëve, duke fajësuar opozitën po bëhet pengesë për realizimin e një të drejte të kërkuar nga shqiptarët që jetojnë jashtë Atdheut.

“Për fat të keq opozita ka bllokuar Reformën Zgjedhore dhe bashkë me të edhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Do të bëjmë gjithçka që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 të votoni edhe ju këtu, dhe kudo në botë”, ka premtuar Taulant Balla në Asamblenë e degëve të PS-së në Greqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi