Protestojnë 25 kompani për Autostradën “Arben Xhaferi”, thonë se u mashtruan nga “Bechtel-Enka”

25 kompani vendore të cilat kanë kryer shërbime në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” kanë protestuar sot para kampit të “Bechtel Enka” në Ferizaj me moton “Mbajeni premtimin, kryeni pagesat”.

Grupi prej 25 kompanive nga Kosova e Shqipëria të kontraktuar si punëkryese në autostradën “Arbën Xhaferi”, pretendojnë se janë mashtruar nga kompania Bechtel Enka lidhur me pagesat për ndërtimin e disa prej urave.

Ata thonë se kjo kompani u ka mbetur borxh rreth 900 mijë euro, raporton KP.

Fillimisht këto 25 kompani ishin nënkontraktuar nga kompania kroate “Suma Engineering Platform” që kishte qenë e kontraktuar drejtpërdrejt nga Bechtel-Enka, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi