Protestë dhe bojkot mësimit, studentët vazhdojnë kundërshtimin për bursat

Pas protestave para MASHT dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit ka marrë vendimin që sot të bojkotojë mësimin për shkak të mos përmbushjes së kërkesës që të ketë bursa studimi edhe për ta.

“Ne si Këshill Studentor i FE duke parë rrjedhën e ngjarjeve të cilat po i dëmtojnë studentët tonë më meritor duke i anashkaluar nga bursa kemi vendosur që të drejtat e studentëve t’i mbrojmë me çdo kusht deri në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet e Fakultetit të Edukimit të programeve Bachelor dhe Master, studentët do të bojkotojnë mësimin duke filluar nga ora 10:00.

Ndërsa, Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve mban protestë për të të njëjtën arsye, për të kundërshtuar vendimin e MASHT-it për konkursin e bursave.Protesta nis para Fakultetit të Arteve nga ora 10:30, për të vazhduar deri te Ministria e Arsimit.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka thënë se bursat do të shpërndahen vetëm për kuadrot deficitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi