Protestat në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, 23 palestinezë të plagosur

Të paktën 23 palestinezë janë plagosur, kurse 72 të tjerë kanë qenë në rrezik të ngulfaten nga gazi lotsjellës gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e mbajtura në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, kundër vendimit të SHBA-ve.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë, njëri nga protestuesit është plagosur me plumb të vërtetë, 21 janë plagosur me plumba gome kurse një tjetër si pasojë e goditjes.

Në deklaratë thuhet se edhe 72 protestues kanë qenë në rrezik nga ngulfatja si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur nga ushtria izraelite.

Në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor sot pas namazit të xhumasë u mbajtën marshime në shenjë proteste kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi