“Protestat në Iran nga ekonomike barten në çështje tjera”

Gazetari dhe analisti Abbas Abdi tha se vala e protestave masive në Iran shpërthyen nga pakënaqësia ekonomike e qytetarëve, por se me shpejtësi u përhap në fushën e politikës.

I njohur për afërsinë e tij me presidentin e Iranit, Hassan Ruhani, gazetari Abdi për AA komentoi protestat aktuale në Iran.

Duke theksuar se arsyeja për fillimin e protestave ishte rënia e shumë kompanive financiare, Abdi tha se investitorët kërkojnë kthimin e parave, pasi pa kontrollin e Qeverisë dhe Bankës Qendrore kishin vendosur në kompanitë që ofronin fitime të mëdha, kurse përfunduan me falimentim.

Vala e protestave masive në Iran filloi të enjten në qytetin Mash’had, ndërsa Abdi tha se kjo është kryeqendra e provincës Khorasan në të cilën ndodhen shumica e kompanive financiare të falimentuara.

“Protestat deri në një masë u shkaktuan edhe si pasojë e vendimeve të gabuara ekonomike të qeverisë së ish-presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Sigurisht, këto ishin shkëndijat fillestare për tubimet masive të cilat shumë kush dëshiron t’i shfrytëzojë për ngritjen e zërit të tyre”, tha Abdi.

Duke theksuar se pakënaqësia me gjendjen ekonomike në vend nuk është arsyeja e vetme për protestë, Abdi tha se është e qartë se me protestat janë gëzuar qarqet që humbën në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në Iran.

“Megjithatë, është indikative se si këto qarqe zhvendosën me shpejtësi temën nga çështja ekonomike në çështje politike dhe të tjera”, tha Abdi.

Duke komentuar mbi pasojat rajonale të protestave aktuale në Iran, Abdi ka thënë se është për t’u kuptuar se ngjarjeve të tilla i gëzohen vendet që nuk kanë marrëdhënie të mira me Teheranin zyrtar pasi që edhe Irani i gëzohet skenave të tilla në këto vende.

“Megjithatë, natyrisht, se askush që dëshiron stabilitein e rajonit nuk duhet t’i gëzohet ngjarjeve të tilla. Shembull është fakti se as Irani nuk i është gëzuar tentimit të grusht shteti ushtarak në Turqi për shkak se dihet se kjo mund të çojë në destabilizimin e rajonit”, përfundoi Abdi./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi