Protestat në Armeni, arrestohet lideri opozitar Pashinyan

Policia armene ka arrestuar liderin opozitar Nikol Pashinyan, i cili është duke i udhëhequr protestat kundër kryeministrit të vendit Serzh Sargsyan.

Sipas BBC, Pashinyan është arrestuar pas tensioneve përpara kamerave me Sargsyan, kurse forcat e policisë speciale në Jerevan janë autorizuar për t’i shpërndarë protestuesit.

Përderisa vazhdonin protestat kundër zgjedhjes së Sargsyanit për kryeministër të Armenisë pas detyrës së tij si president, ai ishte larguar nga takimi me kreun opozitar Nikol Pashinyan, takim i cili realizohej përpara kamerave.

Sargsyan dhe Pashinyan u takuan përpara pjesëtarëve të medias për të diskutuar për protestat. 

Ndërkaq, pas kërkesës së Pashinyan për dorëheqje të Sargsyan për shkak të ndryshimeve kushtetuese duke i vlerësuar ato si përpjekje për të mbajtur pushtetin në dorë, Sargsyan e akuzoi opozitën për “shantazh” dhe ishte larguar nga hoteli ku po mbahej takimi.

Pashinyan pas rastit në fjalë u bëri thirrje përkrahësve të tij të cilët janë në rrugë për më shumë se një javë që t’i vazhdojnë protestat.

Pashinyan kishte vuajtur dënim me burg për shkak të rolit të tij në protestat kundër Sargsyan në vitin 2008 në Armeni.

Serzh Sargsyan në votimin e 17 prillit në parlament u zgjodh kryeministër i Armenisë.

Ndërkaq, në pozitën e presidentit, autoriteti i të cilit është përkufizuar me referandumin kushtetues, muajin e kaluar u zgjedh Armen Sargsyan. Ai javën e kaluar ishte betuar dhe kishte marrë detyrën e tij nga Serzh Sargsyan.

Sipas referendumit kushtetues, i cili u pranua me mbështetjen e Sargsyan në vitin 2015, autoriteti ekzekutiv nga presidenti i kaloi kryeministrit, gjë e cila është kundërshtuar nga opozitarët.

Sarkisyan kritikohet në vendin e tij për shkak të tensionimit të vazhdueshëm me Azerbajxhanin dhe Turqinë, marrëdhëniet e afërta me Rusinë si dhe për shkak të varfërisë së përhapur në vend./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi