Protesta të dhunshme në Francë për vrasjen e një të riu

Në protestat e organizuara për vrasjen e një të riu 22-vjeçar në Nantes të Francës janë arrestuar 14 persona dhe janë djegur mbi 50 automjete.

Vrasja e emigrantit Aboubakar Fofan derisa ishte në automjet në fillim të korrikut kur dhe filluan protestat gjatë të cilave kohë pas kohe vjen edhe deri tek përleshjet me policinë.

Zyrtarët thonë se është nisur një hetim lidhur me rastin. Mediat lokale raportojnë se është hapur një hetim nën dyshimet se polici me vetëdije ka hapur zjarr “duke mos dashur të vrasë të riun”.

Pas kësaj vrasje, në disa lagje të Nantes janë organizuar protesta dhe përleshje me policinë. Për tre ditë janë djegur mbi 50 automjete dhe janë shkaktuar dëme edhe në objektet banesore. Të premten në mbrëmje është djegur edhe shkolla e mesme Leonardo da Vinci në Bottiere.

Me ftesën e familjes të të riut të vrarë është mbajtur një marsh i qetë në lagjen Breil në të cilën morën pjesë rreth 1.000 njerëz./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi