Protesta, Rama: Pedagogët rrinë kafeve, s’duan të bëjnë mësim

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Kryeministri takimin e parë për këtë vit për platformën e Bashkëqeverisjes dhe me koordinatorët e kësaj platforme.

Teksa rikonfirmoi se brenda janarit do të jetë gati “Pakti për Universitetin”, kryeministri foli edhe për pedagogët, duke thënë se tha se të gjithë shqiptarët u informuan se tarifat do të përgjysmohen, por sipas tij, vetëm “bufat e sekretarisë së universiteteve” nuk e kanë ditur.

“Qeveria do paguajë 50% të tarifës për studentët, 100 % për ata me ndihmë ekonomike dhe kategorinë të sepcifikuara që do marrin një bursë studimore. Tani këtë edhe bufat e parkut të liqenit e kanë marrë vesh nuk e paskan marrë vesh disa bufa të sekretarisë së universiteteve. Ka pedagogë që nuk duan të bëjnë mësim, por preferojnë që t’i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe. Bëjnë lojën e nonë dajës.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e qeverisë lidhur me kërkesën për uljen e tarifave të masterit. Rama tha se përgjysmim për masterin do të përfitojnë të gjithë studentët ekselentë dhe ato që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike.

“E kam dëgjuar fjalën master deri në 3 të mëngjesit më shumë se tërë gjelat e Surrelit. S’ka mundësi dhe s’është e drejtë të ndërhyhet tek masteri, nuk ndodh askund. Do të përgjysmojmë masterin për ata me 9-10 dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Të tjerët do e paguajnë të plotë. S’kalohet jeta studentore duke kërkuar nga shteti apo nga prindërit. “-tha Rama.

Në takimin e zhvilluar me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen platformës. Rama paralajmëroi se në rast se do të shihet se ka vonesa të qëllimshme për zgjidhjen e ankesave atëherë do të merren masat. “ Drejtojuni platformës, brenda 10 ditësh do keni përgjigje. Nëse ka do shihet se ka vonesa të qëllimshme atëherë do të ketë ndëshkime.”-tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi