Protesta, Paloka: Rama ka fatura për të paguar tek shqiptarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”  foli për protestën e ditës së djeshme, ndërsa pohoi  se ajo arriti qëllimin e saj duke treguar një pjesëmarrje të madhe.

Ai tregoi se qytetarët dalin në shesh, pasi janë të lodhur nga qeverisja  e kryeministrit. Sipas Palokës, dhuna dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve janë të papranueshme dhe tregojnë se policia sfidën e ka me qytetarët dhe jo me krimin. Gjithashtu Paloka pohoi se Edi Rama ka fatura për të paguar në llogari të shqiptarëve.

“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit.  Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protesë masive.  Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben.

Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca.  Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur. Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush.  Kush janë kapur nga ata që kanë kryer krimet në Shkodër. Askush!”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiçit

Kryeministrja e Serbisë Sana Bërnabiç pas përfundimit ë mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, ka thënë se vendim i Kosovës për dialogun (Platforma) është...

Anija luftarake e Hitlerit që mbijetoi dy bomba atomike

Më 1 korrik 1946, marina amerikane ankoroi në atolin Bikini qindra anije të ndryshme luftarake; bartësit e aeroplanëve, shkatërruesit, transportuesit, nëndetëset … Nuk kishte...

Galatasaray kampion i Super Ligës Turke

Galatasaray arriti të fitojë titullin e kampionit të Super Ligës Turke, e cila më parë quhej Liga e Parë e Futbollit të Turqisë. Në ndeshjen...

Së fundi

Hoti thotë se Fitër Bajrami e protesta e VV-së rritën numrin e të infektuarve me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti rritjen e rasteve me Covid-19 ia ka atribuuar festës së Fitër Bajramit më 24 maj dhe tubimit të Vetëvendosjes...

Njihe Zotin

https://youtu.be/NZ-Pe-JIrQw   Titulli: Njihe Zotin Autor: Dr. Mustafa Mahmud Përkthyes nga gjuha boshnjake: Nexhat Ibrahimi Redaktor profesional: Prof. Nuredin Ahmeti Redaktor gjuhësor: Liljana Jajaga Kopertina: Bashkim Mehani Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu Shtypi:...

Manastirliu tek ‘Shefqet Ndroqi’: Nisin përgatitjet për ta kthyer në COVID2

Teksa shifrat e të prekurve me COVID-19 janë rritur ndjeshëm në vendin tonë, në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u...