Protesta në Beograd, kërkohen përgjigje për vrasjen e Olivera Ivanoviçit

 

Anëtarët e organizatës “Lëvizja Qytetarët e Lirë (PSG) u mblodhën sot para godinës së Presidencës Serbe në Beograd, me rastin e pesë mujorit të vrasjes së kreut të SDP-së, Oliver Ivanoviç, për të parashtruar pyetje në adresë të organeve të shtetit, se kush e vrau politikanin nga Mitrovica në Kosovë.

Ata paralajmëruan se çdo të premte të ardhshme do të protestojnë në të njëjtin vend, me të njëjtat pyetje se kush vrau Ivanoviçin.

Para Presidencës së Serbisë, PSG shpalosi një transparente me mbishkrimin “Kush e vrau Oliver Ivanoviçin?”.

Asembleisti i PSG-së, në qytetin e Beogradit, Pavle Grboviq, tha se shqetëson “heshtja e theksuar” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili disa herë premtoi se vrasësit e Ivanoviçit do të zbuloheshin.

“Pyesim Aleksandar Vuçiçin dhe të gjitha organet shtetërore se ku ka mbërritur hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, a janë përfshirë autoritetet tona shtetërore në hetimin në fjalë, dhe nëse mungesa e rezultateve ka të bëjë se ata janë të paaftë ose për shkak se nuk duan ta bëjnë hetimin”, tha Grboviç.

Lideri i nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë më 16 janar të këtij viti, përpara selisë së SDP-së në pjesën e Mitrovicës me shumicë serbe, ndërsa kohë më pas u arrestuan dy policë për manipulimin e provave nga terreni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi