Protesta/ Gjonaj nxit drejtësinë: Hetoni përgjegjësit e dhunës

Pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, reagim për protestën e djeshme të opozitës ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo doli sot para mediave, ku ndër të tjera nxiti organet e drejtësisë të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës së djeshme.

Në të njëjtën linjë të përfaqësuesve të tjerë të maxhorancës, ajo tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re.

“Nuk janë protesta të qytetarëve por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria.

Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë për të hetuar dhe cuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar. Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, deklaroi ndër të tjera Gjonaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi