Protesta e PD, kundërshtohet zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm

Lulzim Basha mblodhi fillimisht krerët e Partisë Demokratike në rrethe e më pas grupin parlamentar të kësaj partie për të diskutuar për protestën e paralajmëruar ditën e hënë para sallës së seancave plenare të Kuvendit.

Në fjalën e mbajtur para deputetëve demokratë, Lulzim Basha e cilësoi hapin e mazhorancës për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të përgjithshëm si aktin më antikushtetues në 27 vite demokraci që ka parë vendi.

“Kushtetuta është i vetmi dokument që ndan paqen nga lufta, diktaturën nga demokracia”, tha Basha.

Kryedemokrati e quajti vetëvrasës për mazhorancën dhe Kryeministrin Rama miratimin e kryeprokurorit.

“Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk do të luftojnë kurrë krimin, sepse janë të kapur prej krimit. Nëse doni që të mos keni emigrantë të paligjshëm dhe grupe kriminale në Francë, Britani, Holandë, Itali, Gjermani e kudo në BE, ka vetëm një rrugë, nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Habilajve dhe Balilajve dhe largimi i Edi Ramës nga pushtetit.”, vijoi Basha.

Basha deklaron se protesta e së hënës do të tregojë se opozita nuk është fasadë.

“Të hënën është detyrë e çdo qytetari që beson tek demokracia, që do të ndërtojë jetën në këtë vend dhe të mos shkojë refugjat, që do të jetojë me dinjitet dhe jo me lëmoshën e narkoqeverisë, të bashkohet me protestën tonë para Parlamentit. Të hënën opozita parlamentare nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit, ndaj ftoj çdo qytetar që të mos qëndrojë spektator, por t’i bashkohet protestës”, deklaroi Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi