Protesta e naftëtarëve; Kërkojnë rifillimin e punës në uzinën e Ballshit

Qindra punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan përpara prefekturës së Fierit për ndërprerjen e punës në uzinë. Shkak për këtë është bërë mos furnizimi prej një jave i uzinës me naftë bruto.

Punonjësit akuzojnë kompaninë Bankers për monopolizim të naftës bruto.

Me pankarta në duar naftëtarët protestues i janë drejtuar kompanisë Bankers Petroleum duke bllokuar dhe krijuar kaos ne qarkullimin rrugor.

Uniformat blu që shoqëronin protestën u kërkuan protestuesve të mos bllokojnë rrugën.

Sipas naftëtarëve sasia e naftës bruto që duhet të shkojë në Rafinerinë e Ballshit duhet të jetë rreth 50 mijë ton në muaj, nga 20- 22 mijë që shkon aktualisht. Protestuesit thonë se do të vijojnë protestën derisa ky problem të zgjidhet dhe uzina të punojë normalisht.

Në një njoftim per mediat kompania Bankers Petroleum sqaron se punonjësit janë duke u përdorur si presion kundrejt kompanisë Bankers kur në fakt është pikërisht Tosk Energji që ka dështuar në përmbushjen e termave të kontratës dhe në mbajtjen e një marrëdhënieje korrekte ndërmjet dy bizneseve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi