Pronat shqiptare në Greqi, Bushati: Si rifitohen pas marrëveshjes

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati shpjegoi të martën disa nga pikat e bisedimeve me palën greke.

Më herët ishte ministri i Jashtëm Kotzias që kishte dhënë pak shpjegime. Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë mes dy kryeministrave, Bushati tha se do të krijohet një mundësi e re për çështjen e pronave, që shtetas shqiptarë, apo vetë shteti ynë ka atje.

Sipas Bushatit, me heqjen e pengesave ligjore çdokush do ketë të drejtën që këto çështje t’i ndjekë vetë në gjykata.

Bushati nuk dha shpjegime se si do të realizohet ky proces që mbetet të mësohet pas zbardhjes së detajeve të marrëveshjes që pritet të formulohet së shpejti./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi