“Pronarët e basteve kriminelë”, Paloka-Ramës: Si deputetët e tu

Partia Demokratike ka vendosur që luftën nga parlamenti me maxhorancën ta zhvillojë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në parlament për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve, referuar deklaratave të tij për pronarët e basteve si persona me të kaluar kriminale.

Paloka shkruan se po të kishte shtuar dhe përdhunimin do vinte bast se po lexonte dosjet e deputetëve të maxhorancës.

STATUSI I PALOKËS
Dëgjova Ramën në Parlament. Për të treguar që po luftonte krimin duke hequr bastet lexoi disa nga dosjet e pronarëve të kazinove (imagjinare se në fakt nuk përmendi asnjë emër)
“Vrasje, plagosje”

“Trafik droge”

“Prostitucion”
“Grabitje…”
Po të kishte shtuar dhe përdhunimin, do vija bast që kishte përpara e po lexonte dosjet e deputetëve dhe kryebashkiakëve të tij…

Paloka Fb

(BalkanWeb)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi